Home » sq » Rreth IBCM » Here

IBCM aktualisht ka një staf akademik prej rreth njëzet mësimdhënësish lokalë dhe ndërkombëtarë. Shumica e stafit tonë akademik posedon thirrje akademike ndërkombëtare.

Më poshtë janë të radhitur emrat dhe titujt e tërë stafit akademik në IBCM.

Aleksandar Djikic

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Biologjia e Avansuar dhe Biokimia; Planifikimi natyror, Ruajtja dhe Restaurimi/Rehabilitimi; Riprodhimi, Prodhimi i Specializuar, dhe Siguria/Kualiteti i Ushqimit

 

 

 

 



 

Dori Pavloska – Gjorgjieska

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Marketing Ndërkombëtar dhe Shitje

Dorika një përvojë të gjatë pune në zhvillim dhe administrim biznesi, menaxhim projektesh dhe ndërtim institucional, bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë si: USAID, SIDA, UNDP etj.

Ajo ka thirrje MBA nga Universiteti i Sheffield, MB, dhe gjithashtu është duke përfunduar PhD në Universitetin Europian në Shkup. Si tezë për studime të saj ajo ka investimet e donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë në Maqedoni. Ajo ka thirrje Bachelor në Ekonomi (summa cum laude) nga Davis and Elkins College, ËV, SHBA.

Dori është një maqedonase të cilës i pëlqen që të jetë pjesë e mjedisit ndërkombëtar në IBCM dhe të kontribuoj në zhvillimin rajonal përmes arsimimit të të rinjëve.

“Unë jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia që të transferoj njohuritë që kam mësuar gjatë përvojës sime educative dhe profesionale tek të rinjët të cilët duhet të jenë forca shtytëse për zhvillim dhe përparim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit.”


Ferida Tasholli 

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Anglisht

Ligjërimi i kurseve në Administrim Publik: Shkenca Sociale

Ligjërimi i kurseve në Administrim Publik: Korniza Ligjore; Shkenca Sociale, Individualizmi, Socializimi dhe Mësimnxënia (ISL)

Mësimdhënëse e dedikuar dhe profesioniste e edukuar në Australi. Me përvojë ligjërimi të Anglishtes në komunitete të ndryshme dhe multikulturore, duke përfshirë Australianët vendas dhe minoritar si dhe për studentët e rinj të cilëve u është nevojitur TOEFL dhe IELTS për studimet e tyre master në Universitet.

Pasi kishte ligjëruar Anglishten, Historinë dhe Gjeografinë Botërore në Kolegjin Mehmet Akif ajo ju bashkua SPARK-ut si ligjëruese e Gjuhës për Transitional Year Program. Ajo është njëra prej mësimdhënësve të para të IBCM-së, dhe përveç rolit si Kordinatore e Fakultetit ajo gjithashtu ligjëron Anglishten dhe Komunikimin.

“Unë jam krenare që jam pjesë e një ekipi i cili fokusohet në fuqizim përmes edukimit, duke zgjeruar horizontet, dhe duke përgatitur studentët jo vetëm me përvoja solide teorike por edhe me ato praktike.”


 Ibrahim Krasniqi

 Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Sjellja dhe Teoria Organizative (COM2)

Ligjërimi i kurseve në Administrim Publik: Korniza Ligjore, Shkenca Sociale; Individualizmi, Socializimi, dhe Mësimnxënia (ISL)

Ibrahimi ka një përvojë të gjatë në edukim, ligjërim, administrim public si dhe hulumtim shkencor, duke përfshirë zhvillimin e programeve dhe ekzekutimin, si dhe hulumtimin. Aktualisht, ai është në përfundim të PhD në Universitetin Clausthal në Gjermani. Teza e tij e doktoratës titullohet “Menaxhimi Strategjik i Burimeve.” Ky desertacion hulumton menaxhimin strategjik dhe vlerën ekonomike të burimeve njerëzore dhe natyrore në shoqëritë e pasluftës dhe fokusohet në burimet publike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin shoqëror.

Ai së voni ka përfunduar dy thirrje master, një në Universitetin e Freiberg në Gjermani dhe tjetrën në Rochester Institute of Technology në New York/ Universiteti Amerikan në Kosovë. Para kësaj, ai ka mbaruar thirrjen bachelor në shkencat e gjeologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2005, ai ka përfunduar specializimin në Menaxhment për vendet e EJL-së në Japoni, si dhe më vonë në vitin 2008 ai u bë menaxher për e-Qeverisjen nga Qendra e e-Qeverisjes në Tallin, Estoni.

“Filozofia ime e mësimdhënies reflekton interesat e mia në autorësinë bashkëpunuese. Në vend të metodës së “mësimdhënies frontale” të ligjeratave të gjata të seminareve autokratike, unë preferoj mësimdhënien të orientuar kah student që inkurajon mësimnxënien si nga studentët ashtu edhe nga mësimdhënësit. Unë favorizoj dinamikën në klasë që lejon bashkëbisedimin dhe nxit shkallën e angazhimit të studentit sin ë kurrikulë ashtu edhe në kriteret e notimit. Dhe më pëlqën kur studentët e paramendojnë klasën si një komunitet.”

 

Ivana Aritonovic

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Sjellja dhe Teoria Organizative (COM2), Shitjet dhe Menaxhimi i Projekteve

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Sjellja dhe Teoria Organizative (COM2)

Ivana ka një përvojë të gjerë në edukim dhe hulumtim, duke përfshirë edhe mësimdhënien dhe punën shkencore.

Aktualisht, ajo është duke punuar tezën e saj PhD në sociologjinë e jetës së përditshme, të cilën ajo do ta prezantoj në Fakultetin e Filozofisë në Novi Sad. Në vitin 2008, në po të njëjtin Fakultet, ajo fitoi thirrjen Master, në metodologji dhe migrimet e obliguara. Titulli i punimit të saj ka qenë “Kushtet e jetesës dhe ndryshimet në marrëdhëniet familjare të personave të zhvendosur”. Ajo ka marrë thirrjen bachelor në Mitrovicë, dhe është shpallur si “Studente e shquar”.

Fushat e saj të interest janë: pozita sociale e grave në Kosovë, migrimet e detyrueshme, dëbimet sociale të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, pozita sociale e të rinjëve dhe zhvillimi i bizneseve etnike të etniteteve të ndryshme.

Ajo ka përvojë në ligjërim nëpër shkollat e mesme, si profesoreshë e edukimit social dhe sociologjisë, si dhe punën në kurset verore dhe dimërore të Mitrovicës, të organizuara nga OJQ SPARK, duke punuar si profesor bashkëpunëtor në kurset që kanë të bëjnë me ndërtimin e paqes, zgjidhjen e konflikteve, diplomacinë, negociimin dhe komunikimin.

“Unë ndihem shumë e nderuar që jam pjesë e ekipës së profesorëve të International Business College Mitrovica, që u ofron mundësinë studentëve të marrin njohuri praktike dhe akademike në fushat e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik.”


James Leigh

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Anglisht

Ligjërimi i kurseve në Administrim Publik: Korniza Ligjore; Shkencat Sociale; Individualizmi, Socializimi, dhe Mësimnxënia (ISL)

James ka qenë i përfshirë në profesionin e mësimdhënies gjatë gjithë jetës së tij dhe ka fituar përvojë në ambiente të ndryshme ndërkombëtare.

Para se të punësohet në pozitën e ligjëruesit në IBCM, James ka punuar me SPARK-un në zhvillimin dhe implemenetimin e kurseve përgatitore të gjuhës angleze në tërë Kosovën. Para se të pranoj këtë pozitë James ka përfunduar dy thirrje master në Studime Europiane si dhe Eurokulturë për të cilat ka bërë hulumtime në Holandë, Poloni dhe Japoni. Fokusi i James-it gjatë gjithë karrierës së tij akademike ka qenë konstruktimi dhe dekonstruktimi i identiteti shoqëror dhe kulturor në mjediset post-konfliktuoze. Ai gjithashtu ka thirrje akademike Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Anglze nga Universiteti i Mançesterit, ku edhe ka përfunduar një desertacion që ka të bëjë me të kaluarën e shkrimit post-aparteid në Afrikën Jugore.

Përvoja paraprake si mësimdhënës përfshinë edhe disa vite punë në Gjermani, ku James ka punuar si mësimdhënës, trajner dhe konsulent për disa programe të përfshira në zhvillimin e mësimnxënies për fëmijët, adoleshentët si dhe të rriturit. Ai gjithashtu ka udhëhequr një biznes për përkthime dhe korrigjime.

“Unë jam shumë i pasionuar në punën me njerëzit e rinj duke u ofruar atyre mundësinë që të jenë administratorë të dalluar të administrimit publik që i nevojiten rajonit.”


Jelena Djokic

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Menaxhment (COM3)

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Mjedisi dhe Ekosistemet; Energjia Jeshile, Menaxhimi i Mbeturinave

Unë jam e angazhuar në IBCM si ligjëruese e Logjistikës dhe strategjisë së zingjirit furnizues, si dhe në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi, Teknologji, Energji jeshile dhe Menaxhim të mbeturinave. Unë kam thirrje akademike master në Teknologji Inxhinierike dhe kam përfunduar tezën PhD në fushën e mjedisit me temë riciklimi i mbeturinave industriale. Unë kam një përvojë të gjatë në industri si Menaxhere Prodhimi dhe jam e dedikuar për efektivitet të logjistikës dhe strategjisë së biznezit. Për më tutje, unë jam shumë e brengosur për Mjedisin. Rajoni jonë aktualisht po përballet me sfida të mëdha mjedisore për shkak të aktiviteteve të industrisë së rëndë gjatë së kaluarës. Për shkak të mungesës së vetëdijësimit në të kaluarën, mbeturinat shumë shpesh shihen edhe nëpër rrugë, duke u shkaktuar probleme kompanive lokale për menaxhim të mbeturinave. Vetëdijësimi më i mirë i popullatës mund të përmirësoj situatën në menaxhimin e mbeturinave dhe do të detyronte administratën lokale që të përballej me këtë problem.

“Mbeturinat janë ari i shekullit 21, prandaj le t’i riciklojmë ato, të pastrojmë natyrën dhe të bëhemi të pasur!”


Nermin Begovic

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Mikroekonomi, Makroekonomi, Analiza financiare, Parimet e ndërrmarrësisë, Ndërrmarrësi e avansuar dhe zhvillimi i projektit

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Ndërrmarrësi e avansuar dhe Zhvillimi i Projektit

"Unë jam një ekonomist me 15 vjet përvojë profesionale në industri dhe mjedis akademik ndërkombëtar".

Shkollimi:
-Master i shkencës në banka dhe financa
-Bachelor në administrim biznesi

Fushat e specializimit:
Konkurrenca e industrive prodhuese, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i NVM-ve, zhvillimi i infrastrukturës, menaxhimi i projekteve, planifikimi biznesor, vlerësimi i investimeve, menaxhimi i burimeve njerëzore, programet për trajnim professional dhe ndërrmarrësi.

 

Niall Ardil

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Anglisht

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Anglisht

Ligjërimi i kurseve në Administrim Publik: Anglisht, dhe Shkenca Sociale

Niall ka studiuar Menaxhminin e Biznesit në Waterford Institute of Technology ku edhe ka marrë titullin Bachelor. Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu ka studiuar edhe në Nicë, Francë në IPAG École Supérieure de Commerce.

Më vonë Niall ka punuar edhe si mësimdhënës i Gjuhës Angleze. Fillimisht ka punuar në një projekt për zhvillim të komuniteteve, si ligjërues i Anglishtes për shtetasit e huaj duke ju ndihmuar dhe mundësuar atyre që të integrohen më mirë në komunitet dhe më vonë ka punuar edhe në shkolla të mesme, ai ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie.

Edhe pse është nga Irlanda, Niall ka udhëtuar shumë në Europë, Amerikë, Kanada, dhe Australi dhe është në marrëdhënie pune në International Business College Mitrovica që nga tetori i 2010.


Petrit Balija

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Menaxhment (COM3), Shitje dhe Menaxhimi i projektit, Marketing Ndërkombëtar dhe Shitje

Në këtë rol, Z. Balija ligjëron në Menaxhment dhe Marketing dhe ofron të gjitha aspektet e mësimdhënies, duke përfshirë ligjerimin, përgatitjen e ligjëratave, si dhe përgatitjen dhe implementimin e detyrave. Ai beson shumë në arsimimi, dhe ndihmon misionin e IBCM-së për të ofruar arsimimin të nivelit të lartë për studentët në një mjedis optimal të mësimnxënies.

Z. Balija është ligjërues i kualifikuar dhe mbanë titullin Master i Administrimit të Biznesit nga Universiteti Averett në Sh.B.A dhe aktualisht është duke vazhduar studimet PhD në Menaxhment pranë Swiss Management University.

Menaxhmenti dhe Marketingu nuk është një fushë e panjohur për të, për shkak se ai ka një përvojë mëse 11 vjeçare si profesionist biznesi në ambientet ndërkombëtare. Ai ka përvojë në sektorë të ndryshëm në pozita menaxheriale dhe ka njohuri të gjera në menaxhimin e ndërrmarrjeve dhe sektorin e edukimit të cilat i kanë mësuar atij rëndësinë e menaxhmentit dhe marketingut për zhvillimin e studentëve të ardhshëm si profesionistë biznesi.

Z. Balija ofron një përvojë të shkëlqyeshme në edukim pasiqë ka studiuar në Sh.B.A për 10 vite dhe gjithashtu përkrahë edhe slloganin e IBCM-së "Nga Teoria në Praktikë" pasiqë edhe ai ka përvojë të gjatë në ambientin e biznesit ndërkombëtar. Njohuritë e tij prej eksperti të lëndës në menaxhment dhe marketing si dhe aftësitë e tij për t'i transferuar këto njohuri tek studentët në një mënyrë shumë praktike janë ato që i mundësojnë atij të jetë një ligjerues shumë efektiv.

 

Sefedin Beka

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Hulumtimi i Tregut

Ligjërimi i kurseve në Administratë Publike: Llogarimbajtja dhe Kontabiliteti

Sefedin Beka është një mësimdhënës me përvojë të gjatë në nivele të ndryshme edukimi dhe mjedise ndërkombëtare edukimi. Ai e përshkruan veten si një "katalizator për angazhim kreativ dhe mësimnxënie të përbashkët."

Ai ligjëron Statistikë, Hulumtim Tregu dhe Kontabilitet. Ai ka diplomuar në Shkencat Kompjuterike në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja e tij në mësimdhënie përfshin rreth shtatë vite shërbimi si mësimdhënës klase, mësimdhënës kolegji si dhe ligjërues.

"Mësimdhënës të mirë kolegji janë ata që janë ligjërues dinamik, komunikues të qartë, dhe bëjnë përpjekje të sinqerta për mësimnxënie efektive për studentët."

 

Sonja Novak

Ligjërimi i kurseve në Administrimin Publik: Shkencat sociale dhe Administrimi publik

Sonja Novak ka një përvojë 10 vjeçare në pozitën e ekspertes lokale me organizata ndërkombëtare dhe lokale, kordinatore e projekteve si dhe mësimdhënëse. Ajo ka përfituar një përvojë shumë të mirë duke punuar me autoritetet qeveritare në reformat e administratës (niveli lokal).

Ajo mbanë thirrje akademike MSc në Menaxhim të Shëndetit në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar, Shkolla e Politikave Publike, të Universitetit të Birmingham-it në Mbretërinë e Bashkuar. Modulet kryesore në të cilat ajo është trajnuar janë: Menaxhimi Publik, Analizat Shoqërore të Varfërisë dhe Zhvillimi, si dhe Zgjidhja e Konflikteve. Për tezën e saj ajo ka studiuar ndihmat e donatorëve për Serbinë në periudhën 1999-2003.


Tatjana Lazarevic

Ligjërimi i kurseve në Marketing dhe Menaxhment: Komunikim (COM1)

Ligjërimi i kurseve në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi: Komunikim (COM1)

Tatjana Lazareviç ka lindur dhe jeton në Mitrovicë. Përveç punës hulumtuese dhe edukative ajo gjithashtu ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie, komunikim dhe media. 

Aktualisht, ajo është duke punuar në tezën e saj master në Marrëdhënie publike/komunikim multimedia në Fakultetin e Shkencave Organizative pranë Universitetit të Beogradit.

Fushat e saj të interesit janë: media dhe komunikimi (me fokus të veçantë në kulturën e komunikimit masiv, imazhi publik i sërbëve të Kosovës si dhe komunikimi i komunitetit ndërkombëtar me serbët e Kosovës) si dhe organizimi dhe mobilizimi i komunitetit.

 


 


 


 


 


 






site by MakeItSimple Studios