Links

Invitation Website

 

Image gallery

 

Video gallery

Download Reports

IBCM_Mitrovica Innovations 2014 - Full Report - 12 June 2015

 

IBCM_Mitrovica Innovations 2014 - Full Report - 13 June 2015

U mbajt konferenca e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë ‘INOVACIONET E MITROVICËS 2015: ZOTËSI, ZOTËSI, ZOTËSI

 

 

Konferenca u mbajt më 12 qeshor në restaurant LUX, në jug të Mitrovicës, dhe më 13 qeshor në kampusin e veriut të IBCM-së.

 

Inovacionet e Mitrovicës 2015 – Zotësi, Zotësi, Zotësi ka diskutuar potencialet dhe sfidat për zhvillimin e burimeve njerëzore si sfidë dhe mundësi kyçe për zhvillimin ekonomik me fokus të veçantë në agrobiznes dhe agrikulturë, ndërmarrjet e vogla dhe të reja si dhe zhvillimi i burimeve njerëzore në administratën publike.

 

 

Ngjarja ka bashkuar ekspertët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar si dhe ShBA-të dhe nga Maqedonia, si dhe grupet e interesit dhe partnerët nga fusha të ndryshme përfshirë sektorët publik dhe privat, akademinë, arsimin, donatorët ndërkombëtarë si dhe institutet financuese. Konferenca INOVACIONET E MITROVICËS ofroi një platformë për mendim inovativ dhe për gjenerim të një impulsi të fuqishëm për  rrjetet lokale dhe rajonale si dhe politikëbërjen e orientuar kah e ardhmja.

 

Në konferencë u diskutuan tre tema kryesore: zhvillimi i burimeve njerëzore në agrobiznes, sfidat dhe mundësitë e burimeve njerëzore për ndërmarrjet e vogla dhe të reja si dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në administratën publike.

 

 

Zhvillimi i burimeve njerëzore në agrobiznes

 

Pikat kyçe:

 

  • Boshllëku mes zotësive të kërkuara dhe të disponueshme në tregun e punës
  • Si të tërheqim dhe të zhvillojmë talentët në agrobiznes
  • Ekspertiza britanike/BE-së në zhvillimin e burimeve njerëzore në agrobiznes

 

Rekomandimet për sektorin privat:

 

  • Iniciativa CSR nga kompanitë e mëdha për të përkrahur talentët e rinj në agrobiznes
  • Ngritja e bashkëpunimit mes akademisë, hapja e mundësive të praktikës
  • Adoptimi i çasjes holistike në rritjen e konkurrencës- përfshirja e tërë zingjirit të vlerave

 

Rekomandimet për sektorin publik:

 

  • Investimi në zhvillimin e shërbimeve të këshillimit
  • Përkrahja e fermereve femra
  • Organizimi i takimeve formale me të gjithë palët e interesit: sektori publik, akademinë, donatorët, për të diskutuar dhe zgjidhur problemet
  • Çasje më sistematike në përkrahjen e zhvillimit të biznesit- jo vetëm në zhvillimin e strategjive por edhe implementimi i tyre

 

Rekomandimet për donatorët:

 

  • Fokusimi në qëndrueshmëri dhe përkrahje për përfituesit
  • Të kenë çasje më pjesëmarrëse në dizajnimin e aktiviteteve përkrahëse përfshirë të gjithë përfituesit si dhe palët e interesit

 

Rekomandimet për akademinë:

 

  • Të përfshijë dhe të fuqizoj rëndësinë e praktikave në programet akademike
  • Të rris bashkëpunimin me biznesin
  • Të rregulloj orarin për të lehtësuar bashkëpunimin me biznesin

 

Rekomandimet për projekte dhe ide tjera

 

  • Programe embrio (për të provuar dhe testuar idetë), të ndjekur nga:
  • Inkubatorët e biznesit (për përkrahje dhe zhvillim)
  • Sfidimi i talentëve – programe të përkrahura nga komunat për të përkrahur talentët e rinj në agrobiznes

 

Sfidat dhe mundësitë e burimeve njerëzore për ndërmarrjet e vogla dhe të reja

 

Pikat kyçe

 

  • Tërheqja e talentëve
  • Definimi dhe standardizimi i procedurave të BNj-ve
  • Gjendja e të sapo punësuarve
  • Gjendja e grave në ndërmarrësi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore
  • Ndryshimi i mentalitetit

 

Rekomandimet për donatorët:

 

  • Ekziston nevoja për të punuar direkt me gratë ndërmarrëse në terren dhe për të lehtësuar çasjen dhe rrjedhjen e informacioneve të nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të bizneseve të tyre.
  • Duhet t’i kushtohet vëmendje nevojave specifike të trajnimit dhe edukimit të grave.
  • Aktivitetet që kanë qëllim përkrahjen e ndërmarrësisë duhet të kenë rëndësi të veçantë dhe zhvillimi i zotësive praktike.
  • Është më rëndësi të kërkohen mënyra të lidhjes së ndërmarrjeve me tregun ndërkombëtar brenda dhjetë vjetësh nga themelimi i tyre që të sigurohet se ato mund të rriten.

 

Rekomandimet për institucionet edukative:

 

  • Institucionet edukative duhet të kërkojnë mënyra të reja se si të ndryshojnë mentalitetin drejt veprimeve ndërmarrëse dhe sektorit privat. Aktualisht qëndrimet e zakonshme karakterizojnë ndërmarrësi dhe sektor privat si të vetinteresuar dhe më pak konkurrentë në kushtet e punësimit. Ky qëndrim mund të rris zhvillimin e ndërmarrësisë.
  • Institucionet edukative luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e nivelit edukativ dhe profesional të grave. Si rezultat, ato duhet të kuptojnë dhe t’i përgjigjen nevojave të caktuara edukative dhe të trajnimit.

 

Rekomandimet për sektorin privat:

 

  • Kompanitë duhet të standardizojnë procedurat e BNj-ve në mënyrë që të jenë në hap me praktikat më të mira në terren.
  • Në lidhje me standardet e sipërpërmendura, kompanitë duhet të zhvillojnë dhe të implementojnë një çasje metodike hap-pas-hapi në punësim, orientim, si dhe zhvillim të stafit.
  • Ekziston nevoja për njohje të grave si burim i zhvillimit ekonomik dhe integrim më të mirë  të tyre në fuqinë punëtore.
  • Liderët në ndërmarrjet e reja dhe të vogla duhet të themelojnë dhe të ndajnë një vizion për të gjithë stafin në lidhje me drejtimin dhe të ardhmen e kompanisë.

 

Rekomandimet për sektorin publik:

 

  • Zhvillimi dhe shpërndarja e standardeve nacionale në burimet njerëzore do ta ndihmonte sektorin privat që të standardizoj procedurat e BNj-ve sipas praktikave më të mira.

 

  • Zhvillimi i burimeve njerëzore në sektorin publik

 

Temat kyçe

 

  • Strategjia për zhvillimin lokal
  • Boshllëku në tregun e punës në krahasim me nevojat e kapaciteteve
  • Sfidat në administratën publike në Kosovë
  • Programet e zhvillimit të ofruara nga sektori publik
  • Ofrimi i mësimit të gjuhës angleze për stafin e sektorit publik

 

Rekomandimet

 

  • Trajnimi i shërbyesve civil (trajnimi i vazhdueshëm në zotësitë profesionale), përkrahur nga institucionet qëndrore dhe partnerët ndërkombëtarë është e nevojshme për të vazhduar zhvillimin profesional të punonjësve të administratës publike në rajon
  • Monitorimi i praktikave më të mira të organizimit të administratës publike në shtetet rajonale si dhe shteteve anëtare të BE-së;
  • Përdorimi i administratës elektronike (e-administrata) në shërbimet që ofrohen nga administrata publike;
  • Komunikim aktiv dhe hapje ndaj publikut;

 

 

The International Business College Mitrovica (IBCM) in Kosovo is an internationally registered not-for-profit educational foundation. IBCM offers internationally accredited bachelor degrees. IBCM is a multi-ethnic organization with campuses on both sides of the River Ibar in Mitrovica. All programmes at IBCM are taught in English. Since its establishment in 2010, IBCM has achieved a success record and reputation for providing high-quality international education at an affordable rate for students from all nationalities of the Republic of Kosovo and neighbouring countries. IBCM is providing substantial support to Kosovo minority groups. IBCM graduates achieve a professional employment rate of 75%.

 

 IBCM International Business College Mitrovica has been supported by the Government of Kosovo as well as by a group of international donor countries, including Sweden, The Netherlands, Switzerland, United Kingdom, Denmark. Since 2014, the European Commission is also providing support to the college.

 

Lidhje

Shkarko Raportin