Zyra e Drejtorit

Të nderuar studentë,

Mirësevini në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë!

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, ose IBCM është një fondacion jo-fitimprurës i regjistruar ndërkombëtarisht dhe operon nën obmrellën e organizatës SPARK. IBCM financohet nga qeveritë e Suedisë, Danimarkës, Holandës, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Si rezultat i lidhjeve tona të fuqishme në Europë, programet e IBCM-së janë të dizajnuara që të ju përgatisin për karrierën tuaj të ardhshme- si lokalisht ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Si student në IBCM, fitimi i njohurive, zotësive si dhe kompetencave është çelësi kryesor i suksesit tuaj. Stafi jonë akademik dhe administrativ janë në gjendje që të ju përkrahin, udhëzojnë gjatë gjithë studimeve tuaja. Krejt çka ju nevojitet është që të pyesni. “Sistemi i shoqërimit” në IBCM është një burim tjetër që ju nevojitet për të ju përshtatur jetës suaj në IBCM, dhe ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni këto kontakte për të ju ndihmuar.

IBCM, sikurse edhe kolegjet tjera, ka Këshillin Përfaqësues të Studentëve (SRC) që vepron si i deleguar i juaji. Me fillimin e semestrit, do të ju ofrohen mundësitë që të përfshiheni në këtë organizatë.

Kurrë nuk është shumë herët për të filluar përgatitjen për praktikën tuaj- këto mundësi tërheqëse bëhen nëpër kompani apo komuna në rajon, dhe janë një element kryesor për studimet tuaja. Studentët e mëhershëm të IBCM-së kanë përfunduar disa praktika- nga zyrat locale të SINALCOs e gjer tek FIAT, dhe tek organizatat ndërkombëtare në Danimarkë, Holandë dhe Itali. Filloni të mendoni qysh sot se ku dëshironi të përfundoni praktikën, në mënyrë që të ju ndihmojmë të arrini sukses në aplikimin e motos së IBCM-së: “Nga Teoria në Praktikë.”

Dhe këshilla jonë e fundit- Përgatitini dokumentet, dhe posaqërisht pasaportën, sa më shpejt që është e mundur. Kurrë nuk mund ta dini se ç’befasi mund të ju sjellin studimet në IBCM, dhe të jeni të gatshëm të thuani “po” nëse ju hapet një derë!

Unë, dhe i gjithë stafi i IBCM-së, ju dëshirojmë karrierë të suksesshme si student në IBCM. Ne mburremi me politikën tonë për derë të hapur për studentët tanë, dhe çdo here ndihuni të mirëseardhur që të më kontaktoni mua apo cilindo prej antarëve të stafit të IBCM-së nëse ju duhet përkrahje apo këshillë.

Përshëndetje të përzemërta,

Stefan Schandera

Drejtor i IBCM-së

IBCM

IBCM