Gjuha Angleze

Gjuha angleze është pjesë integrale e të mësuarit në IBCM. Të gjitha kurset akademike mbahen në gjuhën angleze; për më tutje, ne jemi institucion partner i Këshillit Britanik nga Prishtina. Ne ofrojmë një mori kursesh në gjuhën angleze, dhe jemi qendër testimi e Këshillit Britanik.

KURSI PËRGATITOR I ANGLISHTËS

IBCM ofron programin e “Kursit Përgatitor të Anglishtës’ (EPC): kurs i përshtatshëm i gjuhës angleze që mbahet gjatë gjithë vitit.

  • I hapur për të gjithë prej moshës 16 vjeçare dhe tutje;
  • Jashtëzakonisht praktik për studentët që mendojnë të studiojnë në IBCM;
  • Kurse të nivelit elementar dhe të avansuar;
  • Ofrohen të gjitha librat dhe materialet tjera mësimore në klasë;
  • EPC kushton vetëm 10 EURO në muaj;
  • Çertifikatë zyrtare nga IBCM me rastin e përfundimit të kursit me një tarifë administrative prej 5 EURO.

epc

 Kurse të aftësive akademike

Në fillim të studimeve tuaja akademike, ju do të përkraheni në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre semestrave të studimeve, me kurse të aftësive akademike, që mbulojnë të gjitha bazat e nevojshme për të arritur sukses në studimet tuaja në IBCM.

  Përkrahje tutoriale

Përveç klasëve të aftësive akademike, të gjithë studentët e IBCM-së kanë një tutor të dedikuar të anglishtës për të diskutuar të gjithë procesin e kërkuar mësimor si dhe ndihmë shtesë.

 

Përmbajtje e shkarkueshme
#  Përshkrimi  Shakrko si
1  English Courses product sheet pdf_icon

 

 

 

IBCM

IBCM