Tarifat e studimit dhe bursat

2016 new students

IBCM operon si fondacion arsmimor jo-fitimprurës, dhe secilit student i kërkohet që të paguaj tarifat e shkollimit për të kontribuar në kostot e funksionimit të kolegjit. Ne synojmë të jemi gjithëpërfshirës për studentët nga të gjitha rrethanat socio-ekonomike. Çdo student gjithashtu përfiton nga tarifat e reduktura duke ju falenderuar bursave nga donatorët tanë të cilët mundësojnë shkollimin e cilësisë së lartë të përballueshëm dhe të çasshëm për studentët në rajon.

Tarifat e Skollimit 

Për studentët të cilët jetojnë në Kosovë, tarifa e studimit është 995 EUR. Për studentet nga vendet e Ballkanit Përendimor (Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bosnia e Hercegovina) tarifa e studimit është 1295 EUR. Për studentët ndërkombëtar, tarifa e studimit është 2500 EUR. 

Kjo tarifë përfshinë të gjitha shpenzimet e provimeve, shumicën e materialeve për mësim si dhe afatin e dytë të provimeve nëse ka nevojë. Tarifa e studimeve është fikse për 3.5 vitet. Pasi  studentët të kalojnë provimin pranues do të ju kërkohet që të bëjnë pagesën prej 50 euro si tarifë regjistrimi. Kjo tarifë do të zbritet nga tarifa vjetore e shkollimit dhe nuk është kosto shtesë.

Për më shumë informacione, studentët e interesuar duhet të kontaktojnë shërbimin e studentëve të IBCM-së në, student.service@ibcmitrovica.eu.

Zbritjet

  • Zbritjet për antarë të familjes: Për studentët e rinj me ndonjë antarë familjeje (prind, fëmi, vëlla, motër) që studion në IBCM ose ka diplomuar nga IBCM, do të ofrohen zbrijte prej 10% në tarifën për vitin e parë.
  • Zbritjet për regjistrimet e hershme:
    • Studentët e rinj të cilët kalojnë provimin pranues dhe paguajnë tarifën për regjistrim para datës 31 Mars 2017, fitojnë 10% zbritje, plust nje duks gratis. 
    • Studentët e rinj të cilët kalojnë provimin pranues dhe paguajnë tarifën për regjistrim para datës 31 Maj 2017, fitojnë 10% zbritje, plust nje duks gratis. 
    • Studentët e rinj të cilët kalojnë provimin pranues dhe paguajnë tarifën e plotë të studimeve para datës 1 Tetor, fitojnë 5% zbritje!
  • Zbritjet për minoritetet: Ekziston një tarifë e zbritur për studentët nga grupet minoritare, prej 295 EUR për vit akademik. Një student konsiderohet si minoritet nëse kanë prejardhje rome, ashkali, egjiptas, bosnjak, apo goran, dhe kanë banim në Kosovë. Kjo është tarifë fikse dhe nuk do të ngritet nga viti në vit. Duke pasë parasysh që kjo tashmë është një tairfë shumë e ulët, zbritjet tjera nuk aplikohen për këtë kategori. Studentët që pranojnë këtë zbritje ju kërkohete të mbanë një një notë të lartë mesatare dhe të kenë vijueshmëri të rregullt. Përformanca e studentëve vlerësohet në fund të çdo semestri.

Përkrahja financiare

  • Kreditë për studentë: IBCM ka një marrëveshje për kredi për student me NLB Bank, që nënkupton se studentët mund t’i financojnë studimet e tyre përmes një kredie pa interes (interesi mbulohet nga IBCM). Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni shërbimin e studentëve në IBCM.
  • Plani i pagesave mujore: Studentët mund të paguajnë tarifën e tyre të studimeve në këste për 10 muaj, që do të thotë se ju mund të studioni në një top institucion për më pak se 100 muaj.

Procedura e Pagesës

  • Ju mund të paguani tarifën tuaj të studimeve në një këst apo në 10 këste, nga Tetori në Korroik.
  • Ju lutem keni parasysh se të gjitha pagesat në IBCM duhet të kryhen përmes bankës.
  • Studentët të cilët nuk arrijnë të paguajnë tarifat e tyre me kohë dhe tí kryejnë obligimet e tyre, nuk do t’ju lëshohet asnjë dokument zyrtar nga kolegji dhe mund t’ju ndalohet hyrja në provime.

Për të kryer transferet bankare, detajet bankare të IBCM janë:
NLB bank in Kosovo
Account holder: SPARK
Account number: 17-08-0016000669.53

Më shumë informata se si të aplikoni mund të gjeni këtu.

Aplikoni tani!

IBCM

IBCM