Si të aplikoni

5 hapa të lehtë për të aplikuar

1. Pyesni

Nëse ju duhen më shumë informata rreth regjistrimit në IBCM, ose dëshironi të ndiqni njëren prej Ditëve të Hapura, ju lutemi na shkruani në info@ibcmitrovica.eu ose telefononi në +381 (0) 28 534 834 apo +386 (0) 49 333 990. Poashtu mund të na dërgoni porosi në faqen tonë në Facebook.

Më shumë informata mund t’i gjeni këtu:

2. Aplikimi

Mund ta plotësoni formën e aplikimit online,  ose mund të na vizitoni në kampusin tonë çdo ditë pune prej orës 8:00 deri 16:00. Pastaj ne do të ju kontaktojmë që ta caktojmë terminin për Provimin Pranues.

3. Provimi Pranues & Intervista

IBCM mbanë provimet pranuese për të siguruar cilësinë e shkathtësive të gjuhës angleze të studentëve tanë.

Provimi Pranues teston njohuritë dhe shkathtësitë tuaja në gjuhë angleze dhe matematikë. Poashtu do të intervistoheni me gojë në gjuhën angleze, për t’u informuar më shumë rreth motivimit, angazhimit si dhe shkathtësive tuaja në komunikim. Provimi dhe intervista zakonisht zgjasin rreth 1 orë e 30 minuta.

Në këtë fazë, do të ju kërkohet që të tregoni se në cilin program studimi* jeni të interesuar të vazhdoni studimet tuaja.

4. Dëftesat e Notave

Pasi të kryeni Provimin Pranues, do të ju kërkohet që të sjellni dëftesat e shkollës së mesme. Nëse nuk i keni marrë ende dëftesat, ato duhet t’i sjellni sapo t’i merrni ato.

5. Oferta dhe Tarifa e Regjistrimit

Bazuar në performancën tuaj gjatë provimit pranues dhe intervistës, ju do të kontaktoheni dhe do të ju ofrohet në vend në IBCM.

Për të siguruar vendin, duhet të paguani tarifën e regjistrimit prej 50€. Ju mund ta kryeni pagesën përmes transferit bankar. Detajet bankare të IBCM-së janë:

NLB Banka Kosovë
Mbajtësi i llogarisë: SPARK
Numri i llogarisë: 17-08-0016000669.53

Nëse jeni student ndërkombëtar, ju duhet të filloni edhe procedurat e aplikimit për vizë.

*Konfirmimi i një vendi në njërin program studimi varet nga numri i vendeve të lira në dispozicion dhe nga aprovimi i Udhëheqësit të Departamentit. IBCM rezervon të drejtën që të ndryshojë apo anuloj cilindo program nëse kushtet kërkojnë. Njoftimi në rrethana të tilla do të jepet sa më herët që është e mundshme.
IBCM

IBCM