Të rinjtë e Mitrovicës eksplorojnë mundësitë e punësimit në Ditën e Karrierës së IBCM

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë për herë të parë ka organizuar Ditën e Karrierës, duke i lidhur të rinjtë me një mori punëdhënësish nga rajoni

Mitrovicë 25.11.2014

Nevojat e adresuara:

Të rinjtë dhe punëdhënësit kanë shanse të kufizuara për t’u takuar; Dita e Karrierës kishte për synim që të rris njohuritë e të rinjëve për punë praktike, të rrisin rrjetin e tyre të punëdhënësve rajonal, si dhe të ndihmojnë të rinjtë të identifikojnë zotësitë e kërkuara nga këta punëdhënës.

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë kishte kënaqëinë që të organizoj për herë të parë Ditën e Karrierës ditën e martë më 25 nëntor.

career_day

Kjo ngjarje u organizua në kampusin e veriut dhe të jugut, ku morën pjesë shumë biznese dhe institucione publike. Në të poashtu morën pjesë studentë nga mbarë Mitrovica, dhe Dita e Karrierës së IBCM-së ofroi një mundësi të përkryer për të rinjtë e Mitrovicës, profesionistët aspirues që të lidhen me punëdhënës të ndryshëm nga i tërë rajoni.

Studentët fillimisht u përshëndetën nga zv. drejtoresha e kolegjit, Charlene Miller, e cila riafirmoi përkushtimin e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë që të forcoj mundësitë e internshipeve për studentët e vet, inkurajoi rritjen e rrjetit profesional të studentëve, dhe për pjesëmarrësit të mësojnë se si të dallohen në një treg shumë konkurrues të punës.

Të pranishmit patën rastin të ndjekin edhe përfaqësuesit nga Komuna e Mitrovicës, Zyrës Rajonale të Punësimit si dhe Odës Ekonomike të Kosovës, me këshilla të vlefshme punësimi për studentët. Dhe gjithashtu disa prej të diplomuarve të IBCM-it ofruan disa prezantime shumë inspiruese.

Pas fjalimeve, studentët dhe punëdhënësit mezi prisnin të takoheshin me njëri- tjetrin, për të shkëmbyer ide dhe këshilla biznesi.

Shumica e këtyre lidhjeve u bënë gjatë ditës, në të dyja kampuset e kolegjit. IBCM ishte krenar që u ofroi mundësi punëdhënësve dhe të rinjve shansin për të diskutuar mundësitë e së ardhmes në lidhje me punësimin.

IBCM

IBCM