Studentët e IBCM prezentojnë në Konferencën e OSCE në Vienë

Dy studentë të IBCM së fundi morrën pjesë në OSCE Access to Information: Measuring Progress 250 Years On (OSCE Qasja në Informacion: Matja e Progresit në 250 Vite). Valmir Dobraj, semestri i tretë dhe Vullnet Halili, semestri i shtatë ishin të ftuar për të prezentuar një raport mbi mirqenjen e të burgosurve para një audience ndërkombëtare.

Valmir & Vullnet - Vienna Conference - OSCE - Dec 2016

Valmir Dobraj mbi këtë pervojë tha: “IBCM me ka ndihmuar shumë duke më përkrahur në këtë eksperiencë. Brenda lendëve që mësohen në IBCM, unë kam fituar shumë vetbesim dhe njohuri praktike sa i perkët prezentimeve. Në semstrin tonë të parë ne kemi punuar shumë, në veçanti me Mr. Niall Ardill, udhëzimet e të cilit mëkanë ndihmuar mua në strkturimin e prezentimeve, bërjen e pikave të fokusimit, organizimit të sllajdeve dhe përgjigjeve në pyetje.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme të marrë pjesë në një konferencë të tillë dhe të më ofrohet mundësia për të punuar me një organizatë si OSCE. Unë po ndjehem shumë i motivuar për të ardhmen dhe me shumë vullnet do të vazhdoj bashkëpunimin me OSCE dhe organizata të ngjashme.”

OSCE drejton shumë projekte në Mitrovicë dhe punon për të fuqizuar legjislaturën dhe politikat për të mbrojtur të drejtat bazke njerëzore.

IBCM

IBCM