Verifikimi i diplomave të IBCM-së

Procedurat për njohjen dhe verifikimin e diplomave të IBCM-së jashtë vendit

Nëse jeni të interesuar që të zhvendoseni në ndonjë shtet tjetër për punë apo për të vazhduar studimet, do të mund të ju kërkohet që t’a verifikoni diplomën nga NARIC (National Agency Recognition Information Centre). Rrjeti NARIC ka për synim përmirësimin e njohjes akademike të diplomave dhe afatet kohore të studimit në vendet anëtare të Bashkimit Europian (BE), si dhe Zonës Ekonomike Europiane (EEA) dhe Turqisë.

Të diplomuarit e IBCM-së nga viti 2016 e tutje duhet të kontaktojnë zyrën e NARIC në Prishtinë. Studentët që kanë diplomuar nga IBCM para vitit 2016 duhet të kontaktojnë Zyrën për Sigurim të Cilësisë të IBCM-së për të konfirmuar formatin për nostrifikim në: qa@ibcmitrovica.eu

NARIC do t’ju ofroj një listë me tërë informacionet e duhura, përfshirë dokumentet që nevojiten për procesin e verifikimit. Pasi të keni dërguar tërë dokumentet, do të pranoni një vulë apostili në diplomë dhe dokumentet përcjellëse që konfirmon se keni ndjekur studimet në një institucion të akredituar dhe licensuar.

Kjo mjafton për të verifikuar kualifikimin tuaj; megjithatë procedurat për verifikim variojnë nga shteti. Zyra e NARIC në shtetin pranues mund gjithashtu të kontaktoj IBCM-në për të verifikuar dokumentacionin. Është me rëndësi të kini parasysh se në shumicën e shteteve, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë autonomi dhe marrin vendime vet për pranimin apo jo të studentëve dhe kredive apo kualifikimeve nga jashtë. Si rezultat, shumica e zyrave të NARIC nuk marrin vendime, por ofrojnë informata sipas kërkesës dhe këshilla në sistemin e shkollimit dhe kualifikimet nga jashtë

Për më shumë informata rreth procedurave për njohje të diplomave sipas shtetit dhe rajonit, ju lutemi, ndiqeni këtë link për të kontaktuar qendrat kombëtare të informimit.

Burimet:

  • ENIC: Rrjeti Europian i Qendrave të Informimit në Rajonin Europian dhe NARIC: National Academic Recognition Information Centres në Bashkimin Europian
  • NARIC Kosovë, Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 038 213 049
IBCM

IBCM