Sigurimi i cilësisë

Si institucion i arsimit të lartë i akredituar ndërkombëtarisht, IBCM angazhohet që t’u ofroj studentëve shkollim të cilësisë së lartë që i përgatit ata për tregun e punës.

Akreditimi ndërkombëtar

IBCM është i akredituar nga agjensioni gjerman i akreditimit “Evaluationsagentur Baden-Wuerttemberg” EVALAG. Akreditimi nga EVALAG është i vlefshëm nga janari 2013 deri në janar 2018 si për akreditimin institucional ashtu edhe të programeve. Akreditimi nga EVALAG dëshmon që IBCM i përmbushë standardet më të larta europiane të cilësisë. EVALAG është agjension akreditimi i nivelit të lartë dhe është anëtar i plotë i Asociacionit Europian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). EVALAG gjithashtu ka audituar universitetet më të mira gjermane si Universitetin e Heidelbergut dhe Universitetin e Konstanz. Për të parë çertifikatën e akreditimit institucional ju lutemi klikoni këtu.

Diplomat e dyfishta

IBCM ka zhvilluar tre programe akademike të nivelit të lartë në partneritet me institucionet e arsimit të lartë në Danimarkë: Akademinë e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt, Kolegjin e Biznesit Tietgen, dhe Kolegjin Universitar Lillebaelt. Pas disa vitesh informimi intenziv dhe këmbimi të shkathtësive, ku janë adaptuar programet e studimit sipas konteksit lokal dhe janë trajnuar intenzivisht stafi dhe mësimdhënësit, faza e zhvillimit të kurikulës të këtij partneriteti ka përfunduar në vitin 2014. Programet e studimit tani i janë dorëzuar plotësisht IBCM-së.

Partneriteti me institucionet daneze tani operon në nivelin e mbikëqyrjes, ku mësimdhënësit kyç nga Danimarka vazhdojnë të implementojnë mbikëqyrjen e cilësisë së procesit të provimeve dhe vlerësimeve të IBCM-së. Me funksionimin e kësaj marrëveshjeje, studentët e IBCM-së marrin diploma të dyfishta, që nënkupton se ata marrin diplomë nga IBCM dhe nga njëri prej kolegjeve partnere në Danimarkë me rastin e përfundimit me sukses të programit të studimit.

Në IBCM, jemi të përkushtuar për transparencë dhe llogaridhënie në të gjithë praktikën tonë. Ne mbajmë anketa vjetore me studentët dhe stafin, rezultatet e të cilave i ndajmë me komunitetin tonë. Ne përdorim të gjeturat për të drejtuar trajnimin, zhvillimin, si dhe përmirësimin e kolegjit.

 

IBCM

IBCM