Rreth Shërbimeve Këshilluese dhe të Biznesit të IBCM-së

Çfarë bëjmë ne

Ne ofrojmë shërbime praktike të zgjidhjes së problemeve të bizneset që përkrahin ndërmarrësit dhe fuqizojnë bizneset dhe organet publike.

Ne ofrojmë zgjidhje të përshtatshme që bazohen në praktikat më të mirë ndërkombëtare dhe janë të disenjuara për nevojat e komuniteteve të ndryshme lokale.

Shërbimet Këshilluese dhe të Biznesit të IBCM-së udhëhiqen nga përvoja e specializuar dhe ekspertiza e gjatë e ekipit tonë, me fokus të veçantë në tre fushat kryesore:

Training_WebEdit

Çka dëshirojmë të arrijmë

Ne dëshirojmë të krijojmë një mjedis ku secili individ dhe organizatë është në gjendje të arrij potencialin e plotë për sukses.

Duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e stafit tonë akademik, çasjen e pjesëmarrjes në mësimnxënie, si dhe rrjetin e gjërë lokal e ndërkombëtar, ne synojmë të ofrojmë zgjidhje lidere në treg që fuqizojnë të gjithë ata me të cilët bashkëpunojmë.

Në këtë mënyrë, ne mund të kontribuojmë në shtimin e përfshirjes e komuniteteve dhe ekonominë dinamike në Mitrovicë dhe në tërë rajonin.

Çasja jonë

Ne besojmë që zgjidhjet efektive dhe të qëndrueshme ndaj problemeve komplekse mund të gjinden vetëm nëse të gjitha grupet e interesit ndihen përgjegjës dhe bashkëpunojnë, andaj ne vendosim praktikën dhe pjesëmarrjen në qendër të modelit tonë mësimdhënës dhe mësimnxënës.

Ne shfrytëzojmë kuptimin e kontekstit kompleks rajonal si dhe njohuritë e praktikave më të mirë ndërkombëtare për t’u siguruar që ofrojmë zgjidhje cilësore me rezultate afatgjate.

IBCM

IBCM