Qendra e Karrierës

Qendra e Karrierës e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM) përkrah studentët e IBCM-it të jenë konkurent në tregun e punës qoftë vendor ose ndërkombëtar. Programet e studimit në IBCM janë të dizajnuara në atë mënyr që studentëve ambicioz t’ju ofrojë mundësi në botën reale duke i përgatitur ata me një bazë të fort të edukimit dhe ofrimin e lidhjeve me tregun lokal dhe ndërkombëtar. Një pjesë thelbësore e filozofisë arsimore në IBCM mund të përmblidhet si “të mësuarit duke bërë”. Në zemër të kësaj filozofie është përdorimi i praktikave si një mënyrë për të siguruar studentët me përvojat e jetës reale në fushën e tyre të zgjedhur. Të gjithë studentët e IBCM semestrin e katërt e përfundojn jasht kolegjit duke përfunduar punën praktike e cila është e domosdoshme dhe duke finalizuar punimin e diplomës.

  • Puna praktike (Internship) (15 ECTS) (përafërsisht 12 javë)
  • Punimi final (Tema e diplomës) (15 ECTS)

Praktika profesionale mund të bëhet ose si punë praktike tradicionale në një kompani, si punë praktike në ndërmarrësi ku një student hap kompanin e tij, në bank, në institucione publike qeveritare ose në NGO. Në përfundim të kësaj periudhe studentët marrin Diplomë Profesionale (AP), dhe në mënyr automatike transferohen në vazhdim të studimeve për diplomë Bachelor. Studentët të cilët vazhdojn studimet Bachelor në IBCM në semestrin final (semestri i shtatë ) janë të obliguar të përfundojn punën prakite dhe punimin e diplomës.

Shërbimet: Qendra e Karrierës ofron këshillimin dhe trajnimin e studentëve përmes mjeteve të ndryshme, si :

  • Përkrahjen e kandidatëve në përgatitjen e dokumentacionit për aplikimin për vende të punës, ndihmë përmes mjeteve për kërkimin dhe gjetjen e vendeve të punës, shkrimin e CV-së dhe letrës motivuese dhe përgatitjen për intervju;
  • Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave me kompanit dhe organizatat, lokale dhe ndërkombëtare, të cilat ofrojn mundësi punësimi për studentët tanë.
  • Udhëzimin e studentëve në qasjen e tyre ndaj organizatave dhe kompanive të cilat ofrojnë punë praktike dhe mundësi punësimi.
  • Organizimin e aktiviteteve të rrjetizimit për studentët dhe punëdhënësit si Panairin e Karrierës si dhe ngjarje të tjera të industrisë/punësimit.

Kontakti: Nëse keni pytje rreth Qendrës së Karrierës ose dëshironi të bisedoni me këshilltarin e qendrës, ju lutemi na kontaktoni në:

  • Arjeta Mehmeti, (028/534 834, a.mehmeti@ibcmitrovica.eu)
IBCM

IBCM