Programet e studimit dhe këmbimet

Marketing dhe Menaxhment / Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare (MM/MSN) – Ky program MM/MSN specializon në fushën e studimeve të biznesit me një fokus të veçantë në marketingut ndërkombëtar, ekonomiks, komunikim, menaxhim të organizatës dhe ndërmarrësi. Ky program është i dizajnuar për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën në shitje dhe marketing, dhe i ekspozon studentët në një zonë të gjerë menaxhimi dhe marketingut nga brendi e deri tek menaxhimi i zingjirit të furnizimit e tek problemet e sjelljes organizative. Synimi kryesor i të mësuarit të këtij programi vshtë që t’u ofroj studentëve zotësitë dhe kompetencat që ju mundësojnë të themelojnë dhe të rrisin bizneset me grupe të ndryshme interesi në treg në një mënyrë efiçente dhe efektive. Studentët do të mësojnë përmes një kombinimi të praktikës në terren dhe mësimnxënies në klasë. Të gjithë studentët kryejnë praktikën dy ose tre mujore gjatë semestrit të katërt dhe shtatë të studimeve. Mësoni më shumë rreth këtij programi këtu.

Menaxhim Mjedisi dhe Agrikulturë (MMA) – Programi MMA ka një fokus të fuqishëm në mjedis, prodhimin agrikulturor, biodiversitetin, burimet e energjisë së ripërtëritshme si dhe burimet natyrore. Studentët kryejnë praktikën dy ose tre mujore gjatë semestrit të katërt dhe të shtatë të studimeve. Studentët e MMA-së përgatiten për botën reale me njohuri rreth praktikave dhe trendeve moderne të mjedisit dhe agrikulturës. Karriera në fushën e mjedisit dhe agrikulturës është e rëndësishme për shkak se kontribuon në mirëmbjajtjen menaxhimin efektiv të mjedisit dhe agrikulturës duke lidhur vrimat mes komunitetit rural dhe fermerëve. Karriera e mundshme me thirrjen baçelor në MMA përfshinë: menaxher mjedisi, ekonomist dhe konsulent agrikulturor, konsulent i sigurisë së ushqimit, menaxher ferme, dhe shumë të tjera.

Mësoni më shumë rreth këtij programi këtu.

Administratë Publike / Menaxhim i Shërbimeve Publike (AP/MSP) – Programi AP/MSP fokusohet në integrimin europian, zhvillimin e sektorit civil si dhe reformat në sektorin publik. Studentët mbarojnë praktikën 6 mujore në semestrin e gjashtë të studimeve, dhe e kalojnë semestrin e fundit duke e shkruar temën e diplomës në temën sipas zgjedhjes së tyre. Karrierat e mundshme përfshijnë: Mësoni më shumë rreth këtij programi këtu.

Këmbimi ndërkombëtar – Të gjithë studentët në IBCM kanë çasje në mundësitë ndërkombëtare të këmbimit, përmes vizitave studimore ose përvojës së punës. Si rezultat i partneriteteve të IBCM-së me institucionet e huaja, studentët tanë kanë shkuar në këmbime studimi në Danimarkë, Portugali, Slloveni, ShBA, dhe kanë punuar në Kore të Jugut.

Pas mbarimit me sukses të semestrit të parë të studimeve, studentët duhet të aplikojnë për të studiuar jashtë për një ose dy semestra, nëse:

  • Janë në gjendje të mirë financiare dhe akademike
  • Ndjekin ligjëratat rregullisht
  • Demonstrojnë kompetenca multi- kulturore

Më shumë informacione këtu.

IBCM

IBCM