Pse të studioni në IBCM?

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) është fondacion arsimor jofitimprurës i regjistruar ndërkombëtarisht. IBCM ofron diploma të akredituara ndërkombëtarisht AP dhe Baçelor në:

• Marketing dhe Menaxhment (AP) ose Baçelor në Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare
Administratë Publike (AP) ose Baçelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike
Agrikulturë dhe Studime Mjedisi (AP dhe Baçelor).

Diplomat lëshohen nga Akademia e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt

Studimet në IBCM janë në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Modulet janë të integruara në Sistemin Europian të Transferimit të Kredive (ECTS).

entrollment

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit në IBCM si dhe rreth akreditimit ndërkombëtar ju lutemi vizitoni ueb faqën tonë www.ibcmitrovica.eu si dhe fletushkat e IBCM-it.

Kriteret e regjistrimit:

Për të studiuar në IBCM, duhet të dërgoni:

• Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme si dhe rezultatet e testit të maturës (diplomën e shkollës së mesme)
• Të demonstroni shkathtësi adekuate në anglisht dhe matematikë, që do të testohen në provimin pranues

Procedura e Aplikimit

– Plotësojeni formën e aplikimit të IBCM nga ueb faqja www.ibcmitrovica.eu ose personalisht në kolegj
– Regjistrohuni për provimin pranues në IBCM. (Plotësojeni aplikacionin) – Provimet do të mbahen në mes të muajit maj e gjer në gusht 2014 dhe do të mbahen në Mitrovicë. Datat e provimeve mund të gjenden edhe në entry-exams.ibcmitrovica.eu
– Intervista në anglisht që teston njohuritë tuaja në komunikim.
– Nëse i kaloni këto procedura atëherë pranoheni si student në IBCM, dhe ju kërkohet që të paguani një tarifë regjistrimi prej 50€ për të siguruar vendin tuaj në IBCM, shumë kjo që do të reduktohet nga tarifa e plotë për vitin e parë të studimeve.

Kursi Përgatitor i Gjuhës Angleze

Kursi Përgatitor i Anglishtes ofron një mundësi shumë të mirë për të ju përshtatur jetës në IBCM. Ne mundohemi që të ju ofrojmë studentëve mundësi shumë të mira për mësimin e gjuhës angleze. Pa marrë parasysh a jeni fillestar apo dëshironi të zhvilloni edhe më tutje aftësitë tuaja akademike në anglisht, EPC ju ofron mjedisin që të adoptoheni në jetën e kolegjit. Kurset mbahen tre here në javë, ku secili nivel zgjatë 3 muaj.

Tarifa e Studimeve
Tarifa e studimeve për vitin akademik 2014/2015 është 690 euro, dhe mund të paguhet në këste për dymbëdhjetë muaj.

APLIKONI ONLINE KËTU

 Shkarkoni
#  Përshkrimi  Shakarko si
1 Procedurat e aplikimit për studentët e rinj pdf_icon
IBCM

IBCM