Struktura menaxheriale e IBCM-së

Struktura menaxheriale

Për të parë organogramin e strukturës së plotë organizative të IBCM-së, ju lutemi klikoni këtu.

Bordi i drejtorëve të IBCM-së (SPARK)

Bordi i drejtorëve (SPARK) ka autoritet vendimmarrjeje rreth procedurave financiare dhe operimit të IBCM-së, si dhe ndryshimeve në strukturën e programeve akademike.

SPARKnewLogo1

Drejtori i kolegjit

Drejtori i kolegjit i jep llogari Bordit të drejtorëve për lidershipin akademik dhe menaxhimin efektiv të IBCM-së.

Charlene Miller

Charlene Miller, Drejtoreshë e kolegjit

Asistentja e drejtorit, mbikëqyr çështjet jo akademike që lidhen me menaxhimin e IBCM-së.

Mirjana Ksmanovic - H&S

Mirjana Krsmanovic, Asistente e drejtoreshës, administratës

Lidershipi akademik

Ekzistojnë tre departamente akademike dhe një departament i gjuhës në IBCM, si dhe semestrit të përgjithshëm. Secili departament kryesohet nga Udhëheqësi i Departamentit që është përgjegjës për përfaqësimin e departamentit si brenda ashtu edhe jashtë dhe mbikëqyr dhe promovon cilësinë akademike dhe/ose drejtimin strategjik të departamentit.

VN - Head & Shoulders

Violeta Nikolava, Kryesuese e departamentit të administratës publike

Mihone H&S

Mihone Kerolli-Mustafa, Kryesuese e departamentit të menaxhimit të mjedisit dhe bujqësisë

Faye Mooney H&S

Faye Mooney, Kryesuese e departamentit të gjuhës angleze

Jelena Stanojevic, Koordinatore e semestrit të përgjithshëm

Gabrijela Velickovic, Kryesuese e përkohshme e departamentit të marketingut dhe menaxhmentit

Këshilli akademik

Të gjitha rregulloret e studimeve, internshipit dhe vlerësimit bëhen nga autoriteti i Këshillit akademik, që njëkohësisht është përgjegjës edhe për lëshimin e diplomave, dhe titujve tjerë të ofruarnga IBCM. Këshilli akademik siguron që stafi dhe studentët e kolegjit kanë lirinë që të sfidojnë praktikat dhe parimet aktuale brenda kolegjit pa kufizime. Këshilli takohet së paku një herë në muaj

Këshilli akademik i IBCM-së 2016-17 
Charlene Miller, Drejtoreshë e kolegjit (Kryetare)
Suad Selimi, Zyrtar i sigurimit të cilësisë (Sekretar)
Gabrijela Velikovic, Kryesuese e përkohshme e departamentit të marketingut dhe menaxhmentit
Violeta Nikolava, Kryesuese e departamentit të administratës publike
Mihone Kerolli-Mustafa, Kryesuese e departamentit të menaxhimit të mjedisit dhe bujqësisë
Jelena Stanojevic, Koordinatore e semestrit të parë
Faye Mooney, Kryesuese e departamentit të gjuhës angleze
Jovana Stojanovic, Kryetare e këshillit të përfaqësimit të studentëve
Egzon Gërxhaliu, Nënkryetar i këshillit të përfaqësimit të studentëve

Këshilli i prindërve dhe komunitetit

I caktuar nga drejtori i kolegjit, këshilli i prindërve dhe komunitetit përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë anëtarë (tetë nga secili kampus) dhe takohen së paku dy herë në vit. Anëtarët vijnë nga komuniteti i organizatave dhe bizneseve, si dhe gjashtë anëtar janë prindër të studentëve të IBCM-së.

Këshilli i prindërve dhe komunitetit ofron rekomandime dhe këshilla rreth çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin, dhe përkrahin rritjen dhe zhvillimin e IBCM-së.  

Këshilli i përfaqësimit të studentëve (KPS)

Këshilli i përfaqësimit të studentëve u ofron studentëve platformën për bashkëpunim me mësimdhënësit, menaxhmentin dhe administratën e kolegjit për të promovuar interesat e studentëve brenda kolegjit. KPS zgjedhet në mënyrë demokratike në baza vjetore dhe posti i kryetarit ndërrohet mes studentëve të kampusit të veriut dhe jugut. 

KPS është përgjegjës për organizimin dhe promovimin e jetës studentore dhe aktiviteteve shoqërore brenda kolegjit si dhe ndërmjetësimin e procesit të komunikimit mes studentëve dhe menaxhmentit.

Këshilli i përfaqësimit të studentëve të IBCM-së 2016-17
Kryetare: Jovana Stojanovic
Nënkryetar: Egzon Gërxhaliu
Sekretar: Edin Rrahmani
Arkatare: Aleksandra Lazarvic

IBCM

IBCM