Kampuset

Ne ofrojmë hapësira moderne mësimi dhe plotësisht të pajisura në Mitrovicë. Objektet tona moderne i plotësojnë standardet më të mira europiane të cilësisë në shkollimin e lartë, dhe ofrojnë hapësira funksionale, të ndritshme për studentët tanë që t’i arrijnë synimet dhe ambiciet e tyre.

Mes dy kampuseve, të vendosura në veri dhe jug të Mitrovicës, ne ofrojmë amfiteatër me 200 ulëse; klasa të mëdha dhe të pajisura; dy kantina; hapësirë studimi dhe rekreacioni; librari; dy salla të TIK-ut; qendrën e karrierës, zyrën e KPS-së, dhe natyrisht, zyrat e shërbimit të studentëve. Kampuset kanë Wi-Fi në tërë hapësirën dhe klasat janë me nxemje dhe ajër të kondicionuar.

Nëse jeni të interesuar për të marrë me qera objektet tona për ndonjë takim, ngjarje apo konferencë, atëherë mund të gjeni më shumë informacione këtu.

Kampusi i IBCM-së në veri

dsc_1436 img_1500 img_1519 img_1513 IMG_1496  Lobby dsc_7254 dsc_7258

Kampusi i IBCM-së në jug

_mgl0024 _mgl0098 img_1469 _mgl0090 _mgl0088 _mgl0047 canteen-jan2017 _mgl0094 _mgl0058

IBCM

IBCM