Konviktet

Një numër i limituar i konvikteve janë në dispozicion për studentët të cilët vijnë jasht komunës së Mitrovicës.

Nëse ofroni dëshmi që ju jetoni më larg se 40km, apo më larg se një orë vozitje nga IBCM, ne ofrojmë akomodim FALAS në qytet.

  • Konviktet gjenden në lokacione shumë të mira në Mitrovicë (në jug dhe veri të qytetit)
  • Të gjitha konviktet e IBCM janë moderne dhe të mobiluara
  • Të gjitha konviktet kanë kuzhinë dhe banjo
  • Të gjitha konviktet kanë çasje në internet

dorms-north

Nëse doni të keni konviktin falas në Mitrovicë, ju duhet të:

  • Të aplikoni dhe të kaloni me sukses provimin pranues në IBCM
  • Të ofroni dëshmi që jeni jashtë regjionit të Mitrovicës apo më larg se 40km nga qyteti
  • Të shkruani një letër motivuese ku shpjegoni pse doni të vini në IBCM

Shënim më rendësi:

  • Numri i vendeve në konvikte është i kufizuar, dhe akomodimi ju ofrohet atyre që aplikojnë të parët
  • Studentët që pranojnë akomodim në konvikte, ju kërkohet të kenë vijueshmëri në ligjerata së paku 80%

dorms-south

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni:

info@ibcmitrovica.eu

+381 (0) 28 534 834
+386 (0) 49 333 990

 

IBCM

IBCM