Klubi i Biznesit të IBCM-së e filloi vitin 2015 me plot fytyra të reja: edicioni i parë i klubit në kampusin e jugut, kishte një mori plesëmarrësish të rinj dhe u shqua me plot diskutime në disa prej problemeve të medias digjitale për bizneset lokale.

Në kampusin e jugut, tema boshe e diskutimit ishte “A mundet marketingu online të rrisë të ardhurat e bizneseve lokale?’. Kishim kënaqësinë të mirëprisnim Mabelle një biznes lokal i njohur për prezencën e fuqishme në mediat sociale, HTTPOOL Kosovo, dhe Smart Ad, që të dyja këto agjensi të marketingut.

Një prej komenteve më të rëndësishme të diskutimit ishte nga Zt. Begolli nga HTTPOOL Kosovo i cili theksoi se prej 1.8 milion banorëve që jetojnë në Kosovë, 75% e tyre janë përdorues të rregullt të internetit, me rreth 750 000 njerëz që posedojnë llogari në Facebook; një statistikë kjo shumë e rëndësishme që nuk mund të injorohej në këtë diskutim. Të gjithë panelistët u pajtuan që Facebook është përdorur për të reklamuar produktet e reja, të gjeneroj konsumatorë të rinj, dhe më e rëndësishmja të rris shitjet.

Një zonë shumë aktive për diskutim ishte roli që ueb faqet e bizneseve lokale mund të luajnë në rritjen e bizneseve. Fokus i veçantë i’u kushtua edhe ueb faqes lokale mitrovicaguide.com, një ueb faqe lokale që bizneset po e përdorin si një vegël marketingu, me një bazë të dhënash në rritje të kompanive lokale (faleminderit për këshillën!).

Një prej përfundimeve më të rëndësishme të grupit ishte se ekziston një mundësi shumë e mirë për të reklamuar biznesin në një mori portalesh.

Në kampusin e veriut, pjesëmarrësit filluan edicionin e tretë. Ky edicion i Klubit të Biznesit të IBCM-së u fokusua në temën se ‘Si mund të rrisni trafikun online të uebit’. Për këtë diskutim pjesëmarrës ishin Prezent Marketing, Kale Design dhe Mikoros, me diskutimet e udhëhequra nga ligjëruesi i IBCM-it, Nermin Begovic.

Secili biznes shpalosi një rast të shkurtër studimi të operacioneve të tyre, strategjive të marketingut, si dhe veglave që mund t’i përdorin për të rritur trafikun e ueb faqeve të tyre.

Diskutimi kyç në ngjarjen e kampusit të veriut u përqëndrua në rrjetet virtuale si dhe naviguesit dhe të bërit të faqes shumë lehtë të kërkueshme përmes përmbajtjes së thjeshtë.

Për Klubin e Biznesit të IBCM-së në kampusit e veriut, kjo ngjarje kishte më së shumti pjesëmarrës, dhe secili ishte shumë i entuziazmuar dhe përfshirë në debat, dhe jemi shumë të kënaqur që secili e përshkroi diskutimin si shumë të rëndësishëm.

Fjala e fundit erdhi nga Nermin Begovic, i cili konkludoi me tre fjalë: si ta sjellim personin, si ta mbajmë atë dhe si ta shesim produktin.

Shihemi muajin e ardhshëm!

Klubi i Biznesit të IBCM-së