Këshilli i Studentëve të IBCM-së: Letër publike drejtuar ministrit te arsimit, edukumit shkencës dhe kulturës, z. Arsim bajrami

Në lidhje me mbylljen e mundshme të IBCM-së në rast të moslëshimit të fondeve emergjente

Këshilli i Studentëve të IBCM-së

Qershor 2017

I nderuar ministër Bajrami,

Kjo letër ju drejtohet ju, si udhëheqës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në emër të të githë studentëve të tanishëm dhe atyre të diplomuar të IBCM-së. Po ju drejtojmë këtë letër krejtëisht në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar nga palët e përfshira në këtë çështje.

Ne si studentë të IBCM-së konsiderojmë se e ardhmja jonë po vihet në rrezik me vonimin e lëshimit të fondeve emergjente.  Duke konsideruar se ne jemi pala më e dëmtuar në këtë situatë, jemi thellësisht të tronditur nga lajmi se insitucioni, në të cilin disa nga ne jemi në fillim, disa në gjysmë dhe të tjerët në fund të studimeve, mund të mbyllet për shkak të mungesës së fondeve për financim – gjë e cila ishte rregulluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të nënshkruar ligjërisht në mes Ministrisë përkatëse dhe organizatës themeluese të IBCM-së – SPARK.

Ju tashmë jeni të njohur në detaje me aspektin dhe prapavijën ligjore, financiare dhe deri diku politike të situatës që ka pamundësuar dhe vazhdon të pamundësojë lëshimin e buxhetit të paraparë sipas marëveshjes. Andaj, ndjejmë se është e nevojshmë që ju të dëgjoni zërin tonë, të bashkëndjeni me ne dhe të kuptoni situatën në të cilën gjendemi ne, studentët e IBCM-së!

Arsimimi i mirëfilltë paraqet bazën e zhvillimit të një shteti dhe siguron vazhdimësinë e sigurimit të mirëqenies ekonomike dhe sociale të një vendi.  Për ne, është e pakuptueshme, tronditëse dhe e parsyeshme se si është e mundshme që një insitucion që promovon arsimin kualitativ, me kurrikula dhe akreditim ndërkombëtar, me qasje praktike në metodat e ligjërimit dhe punës, si dhe lehtësisht i qasshëm për të studentët e të gjitha komuniteteve,  sic është IBCM-ja, të ketë gjasa të mbyllet për shkak të ngjarjeve në skenën politike, kryesisht për shkak të Zgjedhjeve Qendrore të cilat ende nuk kanë përfunduar.

IBCM që nga themelimi, ne vitin 2009, ka sjellë një frymë të re dhe ndryshime pozitive në qytetin e Mitrovicës dhe më gjerë dhe ky është një fakt i dukshëm. Qasja dhe metodat praktike, kurrikulat moderne ndërkombëtare dhe vetë sistemi edukativ i adaptuar nga partnerët danezë kanë bërë që kolegët tonë të diplomuar në IBCM të gjejnë punësim brenda 6 muajve pas diplomimit dhe jo vetëm; shumë nga të diplomuarit e IBCM-së kanë hapur dhe vazhdojnë të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme bizneset e tyre private të cilat rigjenerojnë vende të reja pune, shumë studentë dhe të diplomuar të IBCM-së janë në krye dhe/ose pjesë e OJQ-ve, iniciativave dhe projekteve të ndryshme të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në shoqërinë tonë – këto janë vetëm disa nga mënyrat sesi IBCM-ja po formwson dhe ndryshon pozitivisht komunitetin e Mitrovicws dhe me gjerw.

Thuhet se edukimi është arma më e fuqishme të cilën mund t’a përdorim për të ndryshuar shoqërinë dhe IBCM si institucion me vlera solide dhe arsim të mirëfillte është mishërim i kësaj thënie. Ne si studentë të IBCM-së jemi krenarë që jemi pjesë e një institucioni të tillë që përmes edukimit po bashkon një qytet të ndarë dhe po krijon liderë të së ardhmes dhe individë të përgatitur profesionalisht që do të nxisin dhe sjellin ndryshime pozitive në shoqëri.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm së buxheti i paraparë për financim të IBCM-së në marrëveshjen e nënshkruar nuk mund të lëshohet pa krijimin e qeverisë së re dhe ratifikimin e marrëveshjes nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, mirëpo kolegji në të cilin ne studiojmë rrezikon të mbyllet para se qeveria e re te krijohet. Andaj, duke pasur parasysh bazën ligjore dhe kushtutuese në lidhje me nënshkrimin/ekzekutimin e vendimeve mbi fondet emergjente, kërkojmë nga ju të bëni presion në instancat e duhura në mënyrë që lëshimi i fondeve emergjente të bëhet para krijim të Qeverisë së re.

Ne besojmë se Qeveria e Kosovës do të gjejë një zgjidhje afatgjatë për IBCM-në, mirëpo duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi, cdo vonesë do të rezultojë në atë se cka është paralajmëruar – mbylljen e IBCM-së! Pasojat, në këtë rast do të ishin afatgjata dhe të pakthyeshme për ne studentën, stafin e IBCM-së dhe komunitetin e Mitrovicës.

Keni parasysh se, progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se përparimi ynë në arsim. Kapitali njerëzore është burimi ynë themelor dhe edukimi i mirëfilltë është pasaporta jonë për të ardhmen, ndërsa e ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot! Na lini te vazhdojmë edukimin tonë – shpëtoni të ardhmen e studentëve të IBCM-së!

Me respekt dhe ndjenjën më të thellë të shpresës për përgjigjen tuaj!

Këshilli i studentëve të IBCM-së!

Downloads

ALB   SRB   ENG

IBCM

IBCM