Ndërkombëtar

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) është fondacion jo-fitim-prurës i regjistruar dhe akredituar ndërkombëtarisht që ofron diploma 2 vjecare AP dhe Bachelor në:

• Diplomë AP në Marketing dhe Menaxhment ose Bachelor në Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare
• Diplomë AP në Administrim Publik ose Bachelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike
• Diplomë në Studime Mjedisi dhe Agrikulturë (AP dhe Bachelor)

Diplomat e dyfishta lëshohen nga IBCM dhe Akademia e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt nga Danimarka (http://www.eal.dk/).

Studimet në IBCM janë në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Modulet janë të integruara në Sistemin Europian për Transferimin e Kredive
(ECTS).

IBCM ofron shkollim ndërkombëtar të kualitetit të lartë me kosto të përballueshme. Shkollimi ndërkombëtar nga IBCM ju rrit mundësitë e punësimit në rajon dhe më gjërë.

Gjuhë angleze: Gjuha angleze është gjuha dominuese e biznesit, shkencës, argëtimit dhe diplomacisë. Njohuritë e mira të anglishtes u hapin dyert studentëve tanë që të punojnë në vende të ndryshme të botës. Të gjitha ligjëratat në IBCM si dhe materialet e shkollimit janë në gjuhën angleze.

Diploma të dyfishta ndërkombëtare: IBCM ju ofron studentëve me diplomë të dyfishtë europiane nga Akademia e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt nga Danimarka për studimet në Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare kurse diplomat në studimet e Menaxhimit të Shërbimeve Publike do të lëshohen nga Kolegji Universitar Lillebaelt. Kjo diplomë është e njohur ndërkombëtarisht dhe u mundëson studentëve që të vazhdojnë studimet apo të punojnë kudo në botë.

Këmbimi ndërkombëtar i studentëve: IBCM ofron mundësi këmbimi ndërkombëtar të studentëve në bashkëpunim me universitetet dhe kolegjet partnere.

IBCM

IBCM