Baçelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike

psm

Programi Baçelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike (MSP) i pajis studentët me aftësitë për të ju përgjigjur sfidave të menaxhimit të shërbimit publik modern si dhe reformës që mbulon një mori konceptesh sociale, demokrative dhe ekonomike si të drejtat njerëzore, inovacioni dhe zhvillimi, dhe integrimi europian. Programi MSP do të ju pajis me shkathtësi të zgjidhjes së problemeve për të ju përgjigjur sfidave me të cilat përballen zyrtarët publik dhe qytetarët modern.

Të gjithë studentët përfundojnë internshipin prej 5-6 muajsh në semestrin e 6-të të studimeve, dhe e kalojnë semestrin e fundit duke e shkruar projektin e hulumtimit dhe tezës në një temë sipas zgjedhjes së tyre.

Mundësitë e karrierës përfshijnë qindra profesione në qeveri, sektorin ndërkombëtar dhe jo-fitimprurës përfshirë administratorët publik, këshilltarë politik, analistë të hulumtimit të tregut, drejtorë të agjensioneve publike, menaxherë qytetesh, e deri tek zyrtarët e qeverisë lokale.

Të gjitha ligjëratat janë në gjuhën angleze dhe janë të bazuara në Sistemin Europian për Transferim dhe Akumulim të Kredive (ECTS). Lëndët e përfunduara mund të transferohen dhe njihen ndërkombëtarisht. Diplomat Baçelor zgjasin 3.5 vjet ose 210 ECTS; ose mund të diplomoni me diplomën profesionale (AP) pas dy vitesh studimi me 120 ECTS. Studentët poashtu marin diplomën e dyfishtë nga Kolegji Universitar Lillebaelt nga Danimarka.

Aplikoni tani për të shtuar shanset për bursë dhe transferoni pasionin tuaj në karrierë!


 

 

IBCM

IBCM