Shitje dhe Marketing Ndërkombëtar

ism
Programi Shitje dhe Marketing Ndërkombëtar (SMN) i IBCM-së ofron specializim në studimet e biznesit me fokus në marketingun ndërkombëtar, ekonomiksin, komunikimin, menaxhimin organizativ, ndërmarrësinë si dhe inovacionin. Programi i SMN-së ju pajis me shkathtësi të zgjidhjes së problemeve që ju ndihmojnë në arritjen e suksesit!

Përvojë reale e punës
Do të keni fleksibilitetin të fokusoheni në industrinë që ju intereson. Kjo përfshinë përvojën reale të punës përmes internshipit me kohë të plotë prej tre muajsh (në semestrin e katërt dhe shtatë të studimeve). Kjo përvojë, që vlerësohet shumë nga studentët tanë, ju siguron që keni shkathtësitë e duhura për të bërë ndryshimin pozitiv gjatë punës në botën reale.

Program i pasur dhe larmishëm
Si student i SMN-së, do të pajiseni me njohuri dhe shkathtësi në një mori fushash të fokusuara të biznesit.
semestrin e parë dhe të dytë, kurset e studimit përfshijnë: Komunikimin Efektiv, Marketingun Strategjik, Sjelljen Organizative, si dhe Parimet e Ndërmarrësisë. Në semestrin e tretë (para internshipit të parë në semestrin e katërt) do të studioni lëndët si: Shitja dhe Negociimi, Menaxhimi i Projekteve, Marketingu Global dhe Planifikimi i Biznesit. Në semestrin e pestë dhe të gjashtë, do të pajiseni me shkathtësi në një mori fushash, përfshirë: Marketingun dhe Shitjen në B2B, Menaxhimin Strategjik të Zingjirit të Furnizimit, Menaxhimin e Kontabilitetit, E Drejta Biznesore, dhe Inovacionin. Dhe para se të kryeni studimet, në semestrin e shtatë do të kryeni internshipin final si dhe temën e diplomës.

Mundësi të jashtëzakonshme karriere
Mundësitë e karrierës për të diplomuarit e IBCM-së me diplomë në SNM përfshijnë menaxhmentin, punësimin në pozita të marketingut dhe shitjes në sektorin privat, publik ose jo-fitimprurës, si dhe themelimin e biznesit privat.

Diploma të akredituara ndërkombëtare
Ligjërimi në të gjitha programet e studimit është në gjuhën angleze dhe është i bazuar në Sistemin Europian të Transferimit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS). Të gjitha lëndët janë të njohura dhe të transferueshme ndërkombëtarisht. Diplomat Baçelor zgjasin 3.5 vjet ose gjithsejt 210 ECTS kredi; ose mund të diplomoheni në nivelin profesional (AP) pas dy vitesh studimi me gjithsejt 120 ECTS kredi. Studentët gjithashtu marin diplomën e dyfishtë nga Akademia e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt nga Danimarka.
Çfarë prisni?

Aplikoni tani për të fituar shkathtësitë e nevojshme të biznesit ndërkombëtar, dhe avansohuni në karrierë!

IBCM

IBCM