Menaxhimi i Mjedisit dhe Bujqësisë

eam

Programi Baçelor i IBCM-së në Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi (MMB) u ofron studentëve përvojën ndërdisiplinare në menaxhimin e çështjeve kritike të mjedisit si prodhimi bujqësor, biodiversiteti, burimet natyrore dhe energjia e ripërtëritshme.
Studentët fitojnë njohuri rreth praktikave dhe trendeve moderne të mjedisit si dhe biznesit agrar. Të gjithë studentët kryejnë internshipet tre mujore gjatë semestrit të katërt dhe të shtatë të studimeve, që sigurojnë se ata kanë shkathtësitë e duhura për të arritur sukses në zgjidhjen e problemeve dhe me mendësi prej ndërmarrësi!
Mundësitë e karrierës me diplomën Baçelor në MMB përfshijnë pozitat si: ekspertë të vlerësimit mjedisor, menaxherë mjedisi, ekonomist dhe këshilltar bujqësor, këshilltar i sigurisë së ushqimit, menaxher ferme, dhe shumë të tjera.

Ligjëratat në këtë program janë tërësisht në gjuhën angleze dhe bazohen në Sistemin Europian për Transferim dhe Akumulim të Kredive (ECTS). Lëndët e përfunduara mund të transferohen dhe njihen ndërkombëtarisht. Diplomat Baçelor zgjasin 3.5 vite ose 210 ECTS; ose mund të diplomoni me diplomën profesionale (AP) pas dy vitesh studimi dhe 120 ECTS kredi. Studentët gjithashtu marin diplomën e dyfishtë nga Akademia e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt nga Danimarka.

Aplikoni tani për të siguruar shansën për bursë dhe transferoni pasionin tuaj për mjedisin në karrierë!

IBCM

IBCM