Menaxhimi i Shërbimeve Publike

psm

Programi i studimit Bachelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike (MSP) i pajis studenët me aftësitë për t’u përballur me sfidat e menaxhimit të sektorit publik si dhe reformën që mbulon një mori konceptesh ekonomike dhe demokratike si të drejtat njerëzore, inovacioni dhe zhvillimi, dhe integrimi europian. Programi MSP ju pajis me shkathtësi të zgjidhjes së problemeve si dhe mendësi ndërmarrësi për të ju përgjigjur sfidave me të cilat përballen zyrtarët e shërbimit publik dhe qytetarët modernë.

Të gjithë studentët kryejnë intershipin prej 5-6 muajsh në semestrin e 6-të të studimeve, dhe e kalojnë një semestër duke shkruar temën e diplomës në temën sipas zgjedhjes së tyre.

Mundësitë e karrierës variojnë prej qindra pozitash në qeveri, sektorin ndërkombëtar dhe joprofitabil përfshirë administratorët publikë, këshilltarët politik, analistët e hulumtimit të tregut, drejtorët e agjensioneve publike, menaxherë qytetesh, e deri tek zyrtarët e qeverisë lokale.

Të gjitha ligjëratat ofrohen në gjuhën angleze dhe bazohen në Sistemin Europian për Transferim dhe Akumulim të Kredive (ECTS0. Lëndët që i kryeni janë të njohura dhe të transferueshme ndërkombëtarisht. Studimet në nivelin Baçelor zgjasin 3.5 vite ose 210 ECTS; por mund të diplomoni edhe në nivelin profesional (AP) pas dy vitesh studimi me 120 ECTS. Studentët gjithashtu marin edhe diplomën e dyfishtë nga Kolegji Universitar Lillebaelt nga Denmarka.

Aplikoni tani për të siguruar mundësinë të fitoni bursë dhe të transferoni pasionin tuaj në karrierë!


 

 

IBCM

IBCM