Evalag British Council

Akreditimi Ndërkombëtar

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë, se komisioni i ekspertëve nga agjensioni gjerman i akreditimit “Evaluationsagentur Baden-Wuerttemberg” (EVALAG, http://www.evalag.de në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2013 ka akredituar IBCM-në me akreditim institucional dhe të programeve. Akreditimet janë valide nga shkurti 2013 deri më 2018 me kusht që IBCM i përmirëson disa kushte gjer më janar 2015. Me këtë vendim, IBCM është institucioni i parë i arsimit të lartë ndërkombëtar që posedon akreditim europian si instutucional ashtu edhe të programeve. This comes in addition to the agreement which the IBCM already had with Denmark on its double degrees. With this new development the diplomas of IBCM are externally valued amongst the best in Southeast Europe.

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit (IBCM) (www.ibcmitrovica.eu) është institucion arsimor për studentët 18+, që ofron diploma AP dhe Bachelor të akredituara ndërkombëtarisht. IBCM është fondacion arsimor jofitimprurës, që operon nën ombrellën e organizatës joqeveritare holandeze SPARK (www.spark-online.org). Me ofrimin e mësimdhënies moderne sipas standardeve më të larta europiane, IBCM poashtu karakterizohet edhe me aplikimin e orientuar kah praktika, që siguron se të diplomuarit e kolegjit marrin kualifikim që është i rëndësishëm për tregun në zhvillim të vendit dhe rajonit. Motoja e IBCM-së, “Nga Teoria në Praktikë”, është një përkushtim drejt një orientimi të përhershëm në botën e punës. IBCM operon në bashkëpunim me Akademinë e Arsimit të Lartë Profesional Lillebaelt nga Danimarka (EAL), Kolegjin Universitar Lillebaelt (UCL) si dhe rrjetin arsimor europian SPACE. Pasi hapi dyert në mars të vitit 2010 me një numër fillestar prej 20 studentësh, tani numri i studentëve ka kaluar 300 qysh në tetor të vitit 2012.

EVALAG është anëtar i plotë Asociacionit Europian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Akreditimi i EVALAG siguron që IBCM i përmbush standardet e larta europiane të cilësisë si në nivelin institucional ashtu edhe atë të programeve. EVALAG është agjensi akreditimi e nivelit të lartë ku në mesin e disa prej universiteteve të akredituara prej këtij agjensioni janë edhe Universiteti i Heidelbergut dhe Universititeti i Konstanzit.

Për të parë vulën e Akreditimit Institucional, ju lutemi klikoni këtu.

Përveç akreditimit institucional, janë akredituar edhe programet e mëposhtme të studimit të IBCM-së:

– Programi i studimit AP në Marketing dhe Menaxhment;

– Programi i studimit Bachelor në Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare;

– Programi i studimit AP në Administrim Publik;

– Programi i studimit Bachelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike;

– Programi i studimit AP në Menaxhim të Mjedisit dhe Agrikulturës;

– Programi i studimit Bachelor në Menaxhim të Mjedisit dhe Agrikulturës.

 IBCM është krenar që ka mundësinë të ju ofroj studentëve të vet diploma të dyfishta dhe trefishta të akredituara ndërkombëtarisht.

Këshilli Britanik

Që nga maji 2013, IBCM është qendër regjistrimi dhe testimi për “Sistemin Ndërkombëtar të Gjuhës Angleze, (IELTS)” dhe “Anglishtja për Folësit e Gjuhëve Tjera, (ESOL)” e Këshillit Britanik. Kandidatët e interesuar mund të regjistrohen dhe t’u nënshtrohen provimeve IELTS dhe ESOL në IBCM. Për t’u përgatitur, kandidatëve të provimeve të Këshillit Britanik, IBCM u ofron mundësinë e ndjekjes së kurseve të specializuara të gjuhës angleze. Provimet do të mbahen nga IBCM dhe do të kontrollohen nga Këshilli Britanik. Kandidatët e interesuar mund të gjejnë informacione rreth kurseve të ndryshme të anglishtes të ofruara në IBCM në anën e majtë të kësaj faqeje. Përveç provimeve të Këshillit Britanik, IBCM poashtu ofron edhe “Kurse Përgatitore të Gjuhës Angleze, (EPC)” për studentët potencial të të gjitha grupeve.

IBCM

IBCM