Departamenti i anglishtes

Mirësevini në departamentin e gjuhës angleze

Departamenti i anglishtes së IBCM-së ofron disa kurse dhe projekte për studentët dhe komunitetin.

  • Anglishtja në IBCM
  • Anglishtja akademike dhe shkathtësitë e studimit
  • Kursi Përgatitor i Anglishtes
  • Akademia e anglishtes së IBCM-së

01

Teaching and Learning in English at IBCM

Të gjitha programet e studimit në IBCM janë në gjuhën angleze. Kjo nënkupton që të gjitha mësimet, librat dhe komunikimi janë në gjuhën angleze.

Ne rekomandojmë që studentët e IBCM-së të posedojnë se paku nivelin mesatar (B1) të anglishtes. Nuk keni nevojë të jeni të çertifikuar, por ju kërkohet që të kaloni provimin pranues të gjuhës angleze në IBCM. Gjithashtu, ju kërkohet që të kaloni edhe intervistën me vojë në anglisht.

Anglishtja akademike dhe shkathtësitë e studimit

Kurset e anglishtes akademike janë pjesë obligative e studimeve tuaja në IBCM, dhe mbahen nga mësimdhënësi që anglishten a ka gjuhë amtare.

Kursi është praktik dhe interaktiv, dhe vë theks në shkrimin e gjuhës angleze për qëllime akademike si dhe zhvillimin e aftësive të të studiuarit dhe mendimit kritik që ju duhet për të arritur sukses në IBCM dhe tutje.

Kur të mbaron kursi pjesëmarrësve u lëshohen çertifikata.

Përkrahje-një-për-një: Ekziston mundësia e takimeve individuale me stafin e departamentit të anglishtes gjatë gjithë fazave të studimeve tuaja.

Provimet: Ofrohet ndihmë dhe përkrahje gjatë përgatitjes për provime

Shkrimi i temës së diplomës: Merrni udhëzime para dhe gjatë procesit të përgatitjes së temës

Kursi Përgatitor i Anglishtes

Studentët e pranuar të IBCM-së ftohen që t’i bashkohen Kursit Përgatitor të Anglishtes FALAS!

Programi katër mujor përfshinë klasat prej nëntëdhjetë minutash 3 herë në javë.

Kurset ofrohen nga niveli elementar deri tek ai mbi mesatar, dhe me rastin e përfundimit të tij pajiseni me çertifikatë.

Për më shumë informata se si t’i bashkoheni klasave të EPC, kontaktoni student.service@ibcmitrovica.eu ose telefononi:

+381 (0) 28 534 834
+386 (0) 49 333 990

IBCM

IBCM