International Business College Mitrovica nënshkruan marrëveshje financimi me Bashkimin Europian për 4 vitet e ardhshme

Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë që të premten me 27 korrik 2018, International Business College Mitrovica (IBC-M) ka nënshkruar një marrëveshje financimi 4 vjeçare me Bashkimin Europian në Kosovë, me vlerë prej 2.4 milion euro. BE do të mbeshtesë financiarisht veprimtarinë e Kolegjit në katër vitet e ardhsme akademike. Bashkimi Europian është mbështetës i kahmotshëm i Kolegjit, që prej filleve të tij.

Përkrahja e BE-së do t’i mundësojë IBC-M të ofrojë studime universitare dhe pas universitare në Mitrovicën Jugore dhe Mitrovicën Veriore studentëve nga komunitete të ndryshme. Fushat e studimit do të përfshijnë: marketing dhe menaxhment, administratë publike, si dhe menaxhim te mjedisit dhe bujqësisë. Kjo përkrahje poashtu do tja mundësoj IBC-M që të lansojë programe të reja të studimit, programe Master dhe të ngrisë llojllojshmerinë e trajnimeve dhe shërbimeve të konsulencës.

Kjo vjen si rezultat i një punë të madhe dhe dedikimi nga ekipa e IBC-M, të përkrahur nga Spark, organizata themeluese e Kolegjit nga Holanda, donatorët e IBC-M përgjatë viteve të kaluara dhe nga përkrahja e madhe e studentëve dhe partnerëve sidomos gjatë vitit të fundit. Kjo marrëveshje do t’i lejojë IBC-M të vazhdoj me misionin e ofrimit të arsimimit me cilësi të lartë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe do ta shtrojë rrugën drejt arritjes së qëndrueshmerisë afatgjate.

Kjo marrëveshje vjen pas përkrahjes financiare të Bashkimit Europian për vitin akademik 2017/18.

Ne deshirojmë që të shprehim mirënjohjen tonë të madhe ndaj Bashkimit Europian në Kosovë, donatorëve të mëparshëm dhe ndaj të gjithëve që kanë qëndruar pranë IBC-M dhe vazhdojnë të besojnë dhe përkrahin misionin tonë.

IBCM

IBCM