Lansimi i projektit ‘Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’, financuar nga Erasmus +

Sot, e martë me 13 shkurt, IBCM dhe partnerët e tij: Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Dhoma e Tregtisë në Kosovë, Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North West (UK) mbajtën takimin e nisjes për fillimin e projektit ‘ Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’ financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian. Takimi fillestar u prit nga IBCM në Kampusin Riverside në Mitrovicë.

 

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere shprehën entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti. Ky projekt do të arrijë deri në 20,000 persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale). Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda IBCM dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë. Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive.

 

 Ky takim fillestar që po ndodh sot dhe nesër do të pasohet nga seminari (15 dhe 16 shkurt) për menaxhimin e projektit të udhëhequr nga Universiteti i Lubjanës dhe Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore pas të cilit aktivitetet e planifikuara do të fillojnë të zbatohen.

 

Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë. Ne në IBCM jemi të emocionuar për të udhëhequr këtë projekt dhe presim të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët.

 

IBCM

IBCM