IBCM vazhdon bashkëpunimin me Këshillin Danez për Refugjatë

IBCM ka kënaqësinë të ju njoftoj për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC) në Mitrovicë. Në tre vitet që prej nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit (1 prill 2014) në mes të IBCM-së dhe DRC-së, të dy organizatat kanë bashkëpunuar në një numër projektesh. Sipas marrëveshjes, DRC gjithashtu lehtëson gjetjen e vendeve të internshipit për studentët e IBCM-së, duke u ofruar punë praktike 10 studentëve tanë deri më tani.

Vitin e kaluar, IBCM ishte kontraktuar si konsulent për planifikimin strategjik dhe hartimin e kushtetutës së Social Business Incubator Foundation Mitrovica (SBIFM) (Fondacioni: Inkubatori i Biznesit Social të Mitrovicës), i cili ishte lansuar në tetor të vitit 2016. IBCM ka luajtur një rol aktiv në institucionalizimin dhe vendosjen e elementeve themelore të SBIFM. Ne kemi përgatitur dokumentet e rëndësishme operative, të tilla si plani strategjik trevjeçar, i cili përfshinë një kornizë me rezultatet dhe burimet se bashku me planin e veprimit dhe të zbatimit, duke përfshirë objektivat e ndërsjella, aktivitetet, mobilizimin e resurseve, me fushat kyçe të pritjeve dhe rezultateve. SBIFM është një spin-off i projektit të DRC-së për të mbështetur komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas (RAE) në Mitrovicë, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

IBCM është gjithashtu në Bordin e SBIFM, i cili mbajti takimin e parë më 22 shkurt të vitit 2017. Këtë javë, ne vazhdojmë mbështetjen tonë dhe përfshirjen me Fondacion përmes ofrimit të trajnimeve për anëtarët e SBIFM dhe partnerët e saj, si pjesë e zbatimit të planit të zhvillimit të burimeve njerëzore për Fondacionin. SBIFM gjithashtu ka mirëpritur kohët e fundit dy praktikantë nga IBCM, në përputhje me marrëveshjen ekzistuese me DRC-në.

Ne jemi shumë optimist për të ardhmen e ndritur të bashkëpunimit tonë pozitiv dhe të dobishëm me Këshillin Danez për Refugjatë në Mitrovicë dhe me Fondacionin e Inkubatorit të Bizneseve në Mitrovicë (SBIFM).

IBCM

IBCM