Klubi i Biznesit të IBCM-së mars 2017: “Menaxhimi i konfliktit në vendin e punës”

Kampusi i IBCM-së në jug | E mërkurë 15 mars 2017 | 16:00 – 17:30

Udhëhequr nga Rinor Qehaja

 

Që nga viti 2014, ne sjellim praktikat tona më të mira ndërkombëtare për komunitetin e biznesit lokal nëpërmjet ngjarjeve serike të “Klubit të biznesit”. Këtë muaj, do të vazhdojmë Klubin e Biznesit me temën “Menaxhimi i konfliktit në vendin e punës”, të udhëhequr nga ligjëruesi i IBCM-së Rinor Qehaja.

Si një ngjarje që i shërben komunitetin tonë të gjerë, Klubi i Biznesit të IBCM-së mbahet në gjuhët lokale. Ky klub ofron hapësirë për mësim të përbashkët, krijim të rrjeteve dhe zhvillim për bizneset dhe organizatat që veprojnë në nivelin lokal.

Ndërsa të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë, kjo ngjarje Klubi i Biznesit është më e përshtatshme për ata që mbajnë pozita të larta dhe të mesme të menaxhimit. Përfaqësuesit e sektorit publik dhe privat, si dhe sektorit të OJQ-ve janë të mirëseardhur.

Të ftuarit janë të mirëseardhur të ndajnë mendimet dhe ekspertizën e tyre se si ata menaxhojnë konfliktet që ndodhin brenda organizatave të tyre, dhe të mësojnë strategji të reja për menaxhimin e konflikteve në kuadër të punës dhe të forcojnë marrëdhëniet brenda ekipeve të tyre. Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë rastin të ndajnë ide dhe t’u përgjigjen pyetjeve të studentëve të IBCM-së.

Agjenda:

  1. Hyrje
  2. Seanca Informative
  • Konflikti i përcaktuar
  • Llojet e konflikteve
  • Procesi i konfliktit
  • Teknikat e menaxhimit të konfliktit
  1. Diskutim
  • Pjesëmarrësit ndajnë mendimet dhe ekspertizën
  • Studentët e IBCM-së kontribuojnë me pyetje dhe opinione
  1. Kafe dhe biseda

Bashkoju Klubit të Biznesit të IBCM-së për të ndërtuar biznes më të mirë!

Nëse keni nevojë për më shumë informacione, ju lutem na kontaktoni në:

+381 (0) 28 534 834

a.urazaeva@ibcmitrovica.eu

IBCM

IBCM